Aktori i njohur i “Breaking Bad”, RJ Mitte, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

Aktori RJ Mitte, i njohur më së shumti për rolin e tij si Walter “Flynn” White Jr. në serialin e mirënjohur “Breaking Bad”, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.

Zyra e mjekësisë ligjore e qarkut të Teksasit konfirmoi për TMZ se Mitte vdiq të hënën, më 12 tetor. Hetimi mbi rrethanat e vdekjes së tij është ende në vazhdim.

Mitte kishte njoftuar fejesën me të dashurën e tij, Kennedy Suarez, në tetor. Në atë kohë, ai ndau me revistën People lumturinë që kishte gjetur në marrëdhënien e tyre.

“Jam shumë i lumtur që kam gjetur personin tim, një partner jete që më bën të dua të jem më i mirë, pavarësisht se çfarë bëjmë. Kennedy do të thotë gjithçka për mua dhe mezi pres të fillojmë zyrtarisht jetën tonë së bashku dhe të shohim se çfarë aventurash na sjell jeta,” tha ai asokohe.

Mitte vuante nga paraliza cerebrale dhe, gjatë gjithë karrierës së tij, mbrojti aktivisht të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ai shërbeu si ambasador për “United Cerebral Palsy” dhe “Shriners Children’s”, si dhe zëdhënës i SAG për aktorët me aftësi të kufizuara.

Ai fitoi popullaritet të gjerë falë rolit të tij si djali i Walter White në serialin “Breaking Bad”, ku luajti përkrah Bryan Cranston dhe Aaron Paul.

(Burimi: Indeksonline)