Pedro Neto drejt Arabisë Saudite: Marrëveshje personale me Al Hilal, Chelsea kërkon 60 milionë euro
Sulmuesi anësor i Chelsea-t, portugezi Pedro Neto, është raportuar se ka arritur një marrëveshje paraprake për kushtet personale me klubin saudit Al Hilal, drejt një transferimi të mundshëm gjatë kësaj vere.
Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, i cili e ka publikuar lajmin, Al Hilal ka finalizuar kushtet personale me futbollistin portugez. Kjo hap rrugën për bisedimet mes klubeve.
Pas kësaj marrëveshjeje me lojtarin, Chelsea thuhet se është i hapur të shesë reprezentuesin portugez në këtë merkato transferimesh. Klubi londinez kërkon rreth 60 milionë euro për shërbimet e tij, një shifër që nuk pritet të përbëjë problem për Al Hilal.
Negociatat mes dy klubeve janë në vazhdim. Drejtuesit e Al Hilal shprehin besimin se do të arrijnë një marrëveshje të plotë me Chelsea-n për të zyrtarizuar transferimin në ditët në vijim.
Neto ka qenë i lidhur ditët e fundit edhe me një kalim të mundshëm te rivalët e Chelsea-t, Arsenali dhe Manchester City.
