Ymeri kritikon Albin Kurtin: “Mbi një çerek shekulli në politikë, pa asnjë investim kombëtar” dhe e quan “shembullin më të keq për rininë në politikë”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ymeri ka komentuar karrierën politike të Kurtit, duke e cilësuar atë si mungesë të investimeve dhe kontributeve të lëna në vend.

“Gjysmë shekulli jetë, më shumë se një çerek shekulli në politikë, flokë të thinjura, por pa asnjë investim kombëtar, asnjë kujtim për të mirë në vendin tonë të lirë”, ka shkruar Ymeri.

Ajo e ka përmbyllur postimin me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit.

“Albin Kurti, shembulli më i keq për rininë në politikë”, ka theksuar deputetja e LDK-së.