Futbollisti kosovar Baton Zabërgja, protagonist me dy gola në Ukrainë
FC Kharkiv ka triumfuar me rezultatin 3:0 ndaj Zorya Luhansk, në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit ukrainas. Protagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje ishte futbollisti kosovar Baton Zabërgja, i cili realizoi dy gola. Golat e tij erdhën në minutën e 54-të dhe të 65-të të takimit. Këto shënuan edhe golat e parë të Zabërgjës në ligë për këtë sezon.
