**Ndalohen ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlinda Zekajt, dyshohet se ndihmuan pas krimit**
Nurije Sylaj, ish-vjehrra, dhe Driton Sylaj, ish-kunati i Arlinda Zekajt, janë ndaluar për 48 orë në lidhje me çështjen e vrasjes së 49-vjeçares në Vitomiricë të Pejës.
Sipas burimeve të IndeksOnline, të dy persona janë ndaluar nën dyshimin se kanë ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes së krimit. Më herët, në lidhje me këtë rast, janë arrestuar edhe Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Vrasja e saj shkaktoi reagime të shumta publike, duke nxitur protesta dhe kërkesa për drejtësi, si dhe për përgjegjësi institucionale lidhur me mënyrën e trajtimit të rasteve të mëparshme të viktimës nga ana e autoriteteve.
Si pasojë e kësaj tragjedie, u suspenduan kryeprokurorja dhe prokurorja e rastit, si dhe 11 zyrtarë policorë. Po ashtu, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje. Kuvendi i Kosovës themeloi edhe një Komision Hetimor Parlamentar për këtë rast.
Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike janë ende në vazhdim.
