Zëdhënësi i Aleancës Kushtrim Xhemaili, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me skandalin e publikimit të stemës dhe hartës së Kosovës në faqen zyrtare të Kuvendit.
Ai e cilësoi këtë rast si pasqyrim të mënyrës së qeverisjes aktuale, duke akuzuar përfaqësuesit e pushtetit se dikur nuk i pranonin simbolet shtetërore të Kosovës, ndërsa sot sipas tij, po i përdhosin ato përmes “amatorizmit zyrtar”.
Xhemaili shtoi se, ndonëse sipas tij nuk tregojnë respekt për simbolet e shtetit, zyrtarët nuk hezitojnë të përfitojnë nga pagat, privilegjet dhe pushteti që u ofrojnë institucionet e Kosovës.
Reagimi i plotë:
