Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, është shprehur se kjo parti ka prioritet zhvillimet dhe se ka për qëllim realizim e investimeve të mëdha kapitale.

Zemaj përmes një postimi në facebook u shprehë se do të përkrahim punëtorët e po ashtu edhe investuesit

“LDK ka prioritet zhvillimin. Prandaj, do të realizojmë investime të mëdha kapitale, që Kosova si ka parë asnjëherë.

Do të përkrahim punëtorët e po ashtu edhe investuesit. Sepse janë shtyllë e ekonomisë. LDK është ajo që i duhet Kosovës!”, ka shkruar Zemaj./IndeksOnline/