**Zgjedhjet e 7 qershorit: Myftiu Tërnava kërkon garë me ide, jo përçarje, dhe respekt për vullnetin e qytetarëve**
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka bërë thirrje partive politike që të zhvillojnë një fushatë zgjedhore dinjitoze dhe të matur për zgjedhjet e 7 qershorit. Ai theksoi se fushata duhet të jetë larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi zgjedhor.
Në deklaratën e tij, Myftiu Tërnava shprehu se më 7 qershor, “vendi ynë përballet me një moment vendimtar për demokracinë, dinjitetin qytetar dhe të ardhmen e shtetit. Kjo është dita kur zëri i popullit përcakton rrugën që do të ndjekim, dita kur vota bëhet forcë, përgjegjësi dhe shpresë për të mbrojtur të ardhmen tonë me guxim, unitet dhe vizion.”
Ai vijoi me thirrjen e tij: “Andaj, u bëj thirrje të gjitha forcave politike në vend që fushatën ta zhvillojnë me maturi, dinjitet dhe respekt, larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes. Le të garohet me ide, vizion dhe përgjegjësi ndaj atdheut, sepse qytetari është sovrani dhe vullneti i tij duhet respektuar mbi çdo interes politik. Pavarësisht rezultatit, Kosova ka nevojë për unitet.”
