Në kryeqytetin shqiptar ka eskaluar protesta.
Rëndom si ditë më parë, edhe sot, Tirana u zgjua nën protesta, sulme e dhunë të paprecedentë, raporton IndeksOnline.
Protestuesit sërish ua kanë mësyrë shesheve të Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
Protesta e nisur në orët e hershme të mëngjesit ka prekur kulmin çaste më parë, me shumë vetura që janë ndezur flakë.
Policia po përdor autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës, sakaq protestuesit po hedhin gurë dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë.
Situata kaotike, dalë ngadalë po lëvizë drejt Kryeministrisë.
IndeksOnline po përcjell nga afër protestën dhe do t’iu mbajë të informuar për çdo gjë.
