Liverpooli ka konfirmuar se sulmuesi Hugo Ekitike ka pësuar një dëmtim serioz në tendinën e Akilit, pas ndeshjes së Champions League ndaj Paris Saint-Germain në “Anfield”.

Sulmuesi u detyrua të largohej nga loja gjatë pjesës së parë të takimit të së martës, pas një rrëshqitjeje në fushë, shkruan Indeksonline

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar këputja e tendinës së Akilit, një dëmtim i rëndë që kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi.

Si pasojë, Ekitike do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit dhe nuk do të jetë i gatshëm për të përfaqësuar Francën në Kupën e Botës këtë verë.

Klubi i Liverpoolit ka deklaruar se lojtari do të marrë mbështetjen e plotë të stafit mjekësor dhe të gjithë organizatës, ndërsa përditësime të tjera mbi gjendjen e tij do të publikohen në kohën e duhur./Indeksonline/