**Erblin Osmani, talenti i ri i Kosovës, debuton me mesazh optimizmi pas fitores ndaj Irlandës**

Përveç fitores ndaj Irlandës, Kombëtarja e Kosovës ka mirëpritur një talent të ri në radhët e saj. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Erblin Osmani, i cili ka shënuar debutimin e tij me fanellën verdheblu dhe ka lënë përshtypje pozitive.

Osmani, mesfushori i talentuar i Bayern Munich, u aktivizua në ndeshjen kundër Irlandës, ku Kosova shënoi fitore të rëndësishme.

Pas përfundimit të takimit, i riu shprehu mirënjohjen e tij ndaj bashkëlojtarëve për pritjen e ngrohtë dhe atmosferën mbështetëse që kishin krijuar. Ai theksoi gjithashtu optimizmin e tij për një tjetër sukses në ndeshjen e ardhshme kundër Austrisë.

Vlen të theksohet se Osmani ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, pavarësisht se kishte mundësinë të luante edhe për Kombëtaren e Gjermanisë.

Burimi: IndeksOnline