Paneli përzgjedhës mblidhet për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve për Avokat të Popullit. Salla (N-302, Kuvendi i Kosovës, ora 9:00)
Dita e Dytë e Samitit Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor ndaj Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:30)
Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite rishqyrtimi i Ligjit për Specialen. (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Aktiviteti “Mani in Pasta!” (Kindergarten Letters. ora 10:00)
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (me 108 organizata anëtare) mban protestë lidhur me ndarjet aktuale buxhetore për shërbimet sociale. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 10:00
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), i mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung – Kosovo (KAS), organizon tryezën e diskutimit me ç’rast do të publikohet edhe raporti me temën. “Vjetari i Politikës së Jashtme të Kosovës 2025–2026”. (Courtyard by Mariott Hotel, Prishtinë, ora 10:00)
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) lanson raportin me temën “Me çfarë çmimi? Vlerësimi i kostove të shërbimeve të specializuara për adresimin e dhunës me bazë gjinore”. (Stacioni Kulturor, Prishtinë, ora 10:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës mban protestë. (Para Drejtorisë së KEK-ut, në objektin Toskan, ora 11:00)
Mbahet konferenca “Connect & Innovate”, ku do të prezantohen gjetjet e Studimit mbi Ekosistemin e Inovacionit në Kosovë. Merr pjesë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila. (Hotel, Swiss Diamond, Prishtinë, ora 14:00)./KosovaPress
