**”Të paktën unë dal me femra” – Përplasje e ashpër mes Akilit dhe Sharrit**

Një debat i ashpër u shënua sërish mes Akilit dhe Sharrit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Dy banorët shkëmbyen replika të forta, duke tensionuar atmosferën brenda shtëpisë.

Gjatë diskutimit, Akili iu drejtua Sharrit me një deklaratë thumbuese, duke i thënë: “Dallimi mes meje dhe teje është se unë, të paktën, dal me femra.”

Sharri nuk hezitoi t’i kthehej menjëherë, duke e pyetur: “Po unë me kë dal?” Akili, nga ana e tij, u përgjigj me kundërpyetje: “Ma thuaj ti.”

Më pas, Sharri deklaroi: “Me femra. Por, unë nuk i paguaj ato për të dalë.”

Kjo deklaratë e fundit u interpretua si një shigjetë e drejtpërdrejtë ndaj Akilit dhe shkaktoi reagime të menjëhershme edhe nga banorët e tjerë, si Anjeza, Zoja dhe Fatlumi.