Sot shënohet 27-vjetori i masakrës së Qyshkut, një prej krimeve më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë dhe u masakruan 44 civilë shqiptarë.

Kjo ngjarje tragjike, e ndodhur më 14 maj 1999, mbetet një nga tragjeditë e shumta që shënuan atë periudhë të dhimbshme. Fshati Qyshk u shkatërrua pothuajse tërësisht, ndërsa mbi 400 banorë civilë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u rrafshuan me tokë.

Sipas dëshmive dhe raporteve, në Qyshk u kryen edhe krime të tjera të rënda, përfshirë dhunime dhe plaçkitje, para se viktimat të ekzekutoheshin dhe fshati të shkatërrohej plotësisht.