Dëmtim shqetësues për Nico Williams, 32 ditë para Kupës së Botës 2026
Futbollisti i talentuar spanjoll, Nico Williams, ka pësuar një dëmtim shqetësues gjatë ndeshjes së fundit të La Ligës mes Athletic Bilbao dhe Valencias, vetëm 32 ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026.
Williams u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 35-të të takimit, duke lënë pas shenja të dukshme shqetësimi. Sipas raportimeve të Indeksonline, pasi u ngrit në këmbë, lojtari u dëgjua të përsëriste me dëshpërim: “Nuk mund të jetë kjo, nuk mund të jetë kjo…!”
Ky dëmtim vjen në një moment kritik për sulmuesin, pasi Kampionati Botëror do të nisë pas pak më shumë se një muaji. Nëse dëmtimi i tij do të rezultojë serioz, Nico Williams do të ishte një mungesë e madhe dhe një goditje e fortë për Kombëtaren e Spanjës, e cila llogariste shumë te shërbimet e tij.
