Arsenal siguron fitore thelbësore në derbin e Londrës ndaj West Hamit, Trossard dhe Raya frymëzojnë “Topçinjtë” drejt titullit
Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore thelbësore në javën e 36-të të Premier League, duke mposhtur West Hamin me rezultatin minimal 0:1 në derbin e Londrës. Ky triumf i mbush “Topçinjtë” me shpresë, teksa i afrohen gjithnjë e më shumë garës për titullin kampion.
Goli i vetëm dhe vendimtar i ndeshjes u shënua nga Leandro Trossard në pjesën e parë, një realizim me vlerë të madhe që i dha Arsenalit epërsinë dhe tre pikët e rëndësishme.
Përveç golashënuesit belg, një tjetër protagonist absolut i “Topçinjve” ishte portieri David Raya, i cili bëri një ndërhyrje shpëtimtare në momentet kyçe të takimit, duke ruajtur rezultatin dhe duke mohuar barazimin e mundshëm të kundërshtarëve.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 79 pikëve, duke mbajtur pozicionin e parë në renditje dhe duke rritur ndjeshëm shpresat për titullin kampion në Premier League.
