Policia e Kosovës ka raportuar se 56 aksidente trafiku kanë ndodhur në territorin e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre, 25 kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 31 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sipas të dhënave të përgjithshme nga Policia, janë shqiptuar gjithsej 2,391 gjoba trafiku gjatë së njëjtës periudhe. Më tej, gjatë kësaj kohe janë arrestuar 27 persona. Nga këta, shtatë janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë kanë nisur vuajtjen e dënimit.
