Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Arbër Tolaj, ka theksuar nevojën urgjente për mbështetje institucionale ndaj bizneseve vendore. Sipas Tolajt, këto biznese po përballen të vetme me inflacionin e lartë dhe një konkurrencë të pabarabartë në treg.
Ai vuri në dukje mungesën e stimulimit, granteve të mjaftueshme dhe mbrojtjes reale për produktet vendore, duke i lënë bizneset në një pozitë të vështirë.
Në këtë kontekst, Tolaj theksoi se Aleanca garanton orientimin e drejtpërdrejtë të fondeve për zhvillim ekonomik drejt bizneseve dhe qytetarëve. Kjo do të realizohet përmes përkrahjes së drejtpërdrejtë për prodhuesit dhe bizneset vendore, si dhe përmes lehtësimeve tatimore për çdo investim në teknologji të reja dhe rritje të kapaciteteve eksportuese.
Për Tolajn, shteti duhet të shërbejë si partner për sipërmarrjen, dhe jo si një pengesë apo ndëshkues.
