Gjashtëvjetori i arrestimit të Rexhep Selimit: Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ndan pjesë nga fjalimi i tij
Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka reaguar sot në gjashtëvjetorin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit, nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Duke shpërndarë një pjesë të fjalimit të Selimit në Hagë, ku ai shprehej krenar që i kishte dalë zot lirisë, Mehmeti-Selimi theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) do të jetë përgjithmonë.
Postimi i plotë i saj ishte:
“UÇK në Kosovë!
UÇK në Hagë!
UÇK një herë,
UÇK gjithmonë!”
Ndërkohë, pjesa e fjalimit të Rexhep Selimit e ndarë nga bashkëshortja e tij thoshte: “Koha se kur do të kthehem në Kosovë tashmë e në vazhdim varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kishte kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë.”
