**7 ushqimet që ju japin energji dhe luftojnë lodhjen e pranverës**
Me ardhjen e pranverës, temperaturat ngrihen dhe ditët zgjaten, por shpeshherë ndihemi më të plogësht dhe të lodhur. Si të bëjmë që në fund të ditës të mos na shterojnë plotësisht energjitë? Përgjigjja mund të vijë nga dieta. Këto 7 ushqime janë aleatë të fuqishëm kundër lodhjes dhe, nëse konsumohen rregullisht, sidomos çdo ditë, sigurojnë sasinë e nevojshme të hekurit dhe kaliumit.
Përse janë thelbësore këto dy minerale? Hekuri është një komponent kyç në prodhimin e hemoglobinës, dhe mungesa e tij mund të çojë në lodhje kronike, madje edhe në anemi në rastet kur deficiti zgjat. Nga ana tjetër, kaliumi rregullon ritmin e muskujve, përfshirë atë të zemrës, dhe aktivizon enzimat kryesore të metabolizmit. Një mungesë kaliumi, përveç lodhjes, mund të shkaktojë përgjumje, të vjella dhe aritmi kardiake.
Më poshtë paraqesim 7 ushqimet që duhet t’i shtoni në dietën tuaj. Gjashtë prej tyre janë të pasura me hekur, ndërsa i shtati, banania, është një burim i shkëlqyer i kaliumit:
* Bananet
* Perimet me gjethe jeshile
* Mish pule
* Tofu
* Vezë e zier
* Fasule
* Fruta të thata
