Policia e Kosovës ka bërë publike të dhënat e raportit ditor për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar gjithsej 80 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 1918 gjoba.

Sipas raportit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me pasoja fatale. Megjithatë, janë raportuar 25 aksidente me persona të lënduar dhe 55 të tjera me dëme materiale.

Në kuadër të zbatimit të rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar gjithsej 1918 gjoba trafiku brenda kësaj periudhe.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë arrestuar 26 persona. Nga këta, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person ka nisur vuajtjen e dënimit.