Nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen e saj të 89-të.
Edhe këtë vit, ajo do ta kalojë këtë festë pa praninë fizike të të birit, i cili ndodhet në Hagë për të gjashtin vit, duke u përballur me akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Nëna Hyrë, siç njihet, zakonisht ditëlindjet e saj i ka festuar duke pritur shumë mysafirë, kryesisht miq dhe bashkëpunëtorë të shumtë të ish-presidentit Thaçi, të cilët shkojnë për t’i uruar.
