Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas raportimit të largimit sërish nga shtëpia të dy të miturve në Prizren.
Sipas raportimeve të IndeksOnline, Policia e Kosovës po trajton një rast të denoncuar nga një grua, e cila ka deklaruar se vajza dhe djali i saj janë larguar nga banesa dhe vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.
Denoncimi është bërë nga ankuesja më 2 gusht 2026, ndërsa fëmijët ishin larguar nga shtëpia më 30 korrik, rreth orës 19:00.
Pas verifikimeve të kryera, autoritetet policore kanë konstatuar se ky nuk është rasti i parë i largimit të dy të miturve nga shtëpia, duke e cilësuar këtë si një çështje të përsëritur.
Lidhur me ngjarjen, është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet intensive po zhvillohen nga njësitë përkatëse policore.
