Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Koshare të Ferizajt.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore .
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë ai.
Ai, ka thënë se për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues.
