Osmani dhe Abdixhiku në Lipjan: Zbulojnë pyetjet e qytetarëve gjatë rrugëtimit
Presidentja në detyrë dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, së bashku me kandidatin për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, kanë publikuar një video ku shfaqen duke udhëtuar drejt Lipjanit. Videoja, e titulluar “Rrugës për Lipjan”, tregon dy zyrtarët teksa diskutojnë pyetjet që po marrin nga qytetarët.
Në Lipjan, ata do të zhvillojnë bashkëbisedime me qytetarët, në kuadër të platformës “Hajde Folim”.
Osmani theksoi se, “meqenëse vendit i janë imponuar zgjedhje të parakohshme pa nevojë, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje.”
