Bashkëpunimi i pritshëm: Tuna dhe Armend Rexhepagiqi ngjallin kureshtje për një projekt të ri muzikor

Këngëtarja e njohur, Tuna, ka nisur përgatitjet për projektin e saj më të ri muzikor, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të përbashkët me artistin e njohur, Armend Rexhepagiqi, duke nxitur menjëherë spekulimet e ndjekësve për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Zgjedhja e Rexhepagiqit nga Tuna për këtë projekt nuk duket e rastësishme. Ai njihet si një artist i rrallë dhe tekstshkrues i vlerësuar në skenën muzikore shqiptare.

Detajet rreth këtij projekti dhe datës së publikimit pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.