**Kader Kiçaj, ish-banorja e BBVK, prezente në “Fadil Vokrri”, ndan momente nga ndeshja Kosovë-Izrael**
Sot, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kiçaj, ishte e pranishme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ajo ndoqi nga afër takimin e rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës kundër Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja u mbyll me barazim, ndërsa Kiçaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga atmosfera në stadium, sipas IndeksOnline.
E veshur me një stil tejet elegant, ajo ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në tribunë.
