Abdixhiku nga Stanoci i Vushtrisë: Po ndiejmë frymë të re, po mbështetet një rrugë tjetër për Kosovën

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takime me qytetarë në fshatin Stanoc të Vushtrisë, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku theksoi se kudo ku po shkojnë, po mirëpriten me ngrohtësi dhe mbështetje të madhe. Ai u shpreh se po vërehet një “frymë e re” tek qytetarët, të cilët mbështesin bashkimin dhe një rrugë tjetër për Kosovën.

“Vazhduam në Stanoc, mes banorëve të këtij fshati, në një takim të ngrohtë e të sinqertë. Kudo që po shkojmë, po pritemi me ngrohtësi e mbështetje. Po ndiejmë qartë një frymë të re, qytetarë që po e mbështesin bashkimin, arsyen dhe një rrugë tjetër për Kosovën; larg lodhjes nga politika e propagandës, ndarjes dhe fajësimit të pafund,” shkroi Abdixhiku.

Ai përfundoi mesazhin e tij duke falënderuar qytetarët për mbështetjen: “Faleminderit për pritjen, fjalën e mirë dhe besimin që po na jepni gjithandej.”