Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku herë pas here pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat mund të jenë edhe në formë rrebeshesh. Reshjet më të intensifikuara pritet të jenë në jug të vendit.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 6-37 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa maksimalet prej 14 deri në 19°C. Vlerat më të ulëta priten në jug, për shkak të pranisë së reshjeve. /MeteoKosova/
