Brazili publikoi listën përfundimtare për Botërorin 2026.

Kjo garë do të jetë një test provues për Carlo Ancelottin, i cili tenton të tregojë magjinë e tij edhe në futbollin ndërkombëtar.

E veçanta e kësaj ishte ftesa e Neymar Jr, i cili do të ketë mundësin për një “Last Dance” me Seleçaon.

Ancelotti, më tutje tha se Neymar do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ta në verë.

Neymar do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në Kupën e Botës. E kaluam gjithë vitin duke analizuar atë. Kuptuam se në këtë periudhë të fundit ai kishte vazhdimësi dhe ishte në gjendje të mirë fizike”, u shpreh Ancelotti./IndeksOnline/