Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, vetëm dëme materiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Lupç të Podujevës.
Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ahmeti ka bërë të ditur se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ajo ka saktësuar se incidenti ka ndodhur rreth orës 15:33, në fshatin Lupç, në rrethinë të kazermës. Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur lëndime në njerëz, por vetëm pasoja materiale.
