I papritur, fundi i miqësisë së dy ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova

Ajo që nuk pritej, ka ndodhur: i ka ardhur fundi miqësisë së ngushtë mes dy ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova. Dy figura që pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend treguan një afrimitet të rrallë, sot po përjetojnë një realitet tjetër. Ata që i ndoqën me vëmendje gjatë rrugëtimit të tyre në Big Brother VIP Kosova, e dinë mirë se sa u konsolidua kjo miqësi jashtë kamerave gjatë vitit të kaluar, duke i bërë pothuajse të pandashme.

Megjithatë, siç ndodh shpesh në jetë, dinamikat personale ndryshojnë.

Sipas raportimeve të Prive, kjo miqësi e fortë, tashmë ka përfunduar plotësisht. Bëhet fjalë pikërisht për Dianën dhe Bay T.

Burime të sigurta bëjnë me dije se ftohja mes tyre ka qenë graduale, duke arritur në pikën ku së fundmi vajzat kanë hequr njëra-tjetrën edhe nga rrjetet sociale. Nuk është fjala për ndonjë sherr apo dramë të madhe, por thjesht për një distancim të natyrshëm. Ky rast na kujton se ndryshimet e marrëdhënieve pas daljes nga ekrani nuk janë risi, pasi pak kohë më parë, i njëjti medium raportoi edhe për përfundimin e miqësisë mes Kaderit dhe Shqipes nga edicioni i dytë.

Aktualisht, rrugët e tyre janë ndarë plotësisht dhe ato nuk komunikojnë më me njëra-tjetrën. Bay T po shijon suksesin në muzikë me koncerte të shumta, ndërsa Diana është fokusuar në punën, jetën private dhe në investimin e madh që po bën për shtëpinë e saj të re në Prishtinë, në një nga zonat më elitare të qytetit.