Finalja e Europa League: Freiburg dhe Aston Villa për një trofe historik në Stamboll

Mbrëmjen e sotme, stadiumi i Besiktasit në Stamboll do të mirëpresë finalen e madhe të Europa League mes Freiburgut dhe Aston Villas. Të dyja skuadrat synojnë të shkruajnë historinë, pasi asnjëra prej tyre nuk e ka fituar më parë këtë garë evropiane.

Skuadra angleze drejtohet nga trajneri Unai Emery, një specialist i dëshmuar i Europa League. Tekniku spanjoll e ka fituar këtë trofe plot katër herë në karrierën e tij: tri herë me Sevillan dhe një herë me Villarrealin. Përvoja e tij shihet si një avantazh kyç për Aston Villën në këtë finale.

Lidhur me mungesat, Freiburg nuk do të ketë në dispozicion japonezin Yuito Suzuki, ndërsa Aston Villa do të vuajë mungesën e Ross Barkley, Boubacar Kamara dhe Alysson. Të dy trajnerët kanë bërë publike tashmë formacionet zyrtare për sfidën që pritet me interes të madh nga tifozët evropianë.

Formacionet zyrtare janë si vijon:

Aston Villa: Martinez, Cash, Konza, Lindelof, Torres, Digne, McGinn, Tielemans, Rogers, Buendia, Watkins.
Freiburg: Atubolu, Kubler, Ginter, Lienhart, Treu, Eggestein, Hofler, Beste, Manzambi, Griffo, Matanovic.