Britani e Madhe | Radio njofton gabimisht vdekjen e Mbretit Charles, kërkon ndjesë

Radio Caroline, me qendër në Essex, ka kërkuar ndjesë pas njoftimit të gabuar të vdekjes së Mbretit Charles III.

Stacioni radiofonik theksoi se një “gabim kompjuterik” në studion kryesore kishte shkaktuar transmetimin e lajmit të rremë, i cili u bë të martën pasdite.

Drejtori i radios, Peter Moore, shpjegoi: “Për shkak të një gabimi kompjuterik në studion tonë kryesore, një protokoll i përgatitur për vdekjen e monarkut – të cilin të gjitha radiot e Mbretërisë së Bashkuar e mbajnë në gatishmëri – u aktivizua aksidentalisht të martën pasdite (19 maj), duke njoftuar gabimisht se Madhëria e Tij kishte ndërruar jetë.”

Ai shtoi: “I kërkojmë ndjesë Shkëlqesisë së Tij Mbretit dhe dëgjuesve tanë për çdo shqetësim të shkaktuar.”

Ky incident ndodhi ndërsa Mbreti dhe Mbretëresha ishin në ditën e parë të udhëtimit të tyre zyrtar në Irlandën e Veriut. Si pjesë e këtij udhëtimi tre-ditor, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla udhëtuan drejt Newcastle.