Mbledhja komemorative për Alush Gashin: Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku shkruajnë në Librin e Zisë

Mbledhja komemorative në nderim të Alush Gashit, profesorit dhe politikanit të njohur, ka nisur.

Para fillimit të saj, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka shkruar në Librin e Zisë.

Ndër të pranishmit ishin edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.