Tre persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të ndodhur sot pasdite, rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lidhur me ngjarjen, detaje ka dhënë Policia e Kosovës, përmes zëdhënëses rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa personat e lënduar janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti po zhvillohen nga njësiti rajonal i trafikut”, deklaroi Ahmeti për Klankosova.