LDK-ja zhvillon aktivitete në Istog, viziton fshatin e Ibrahim Rugovës
Ilir Ferati, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zhvilluar takime në fshatrat Kaliqan dhe Cërrcë të Istogut, ku është pritur nga një numër i madh qytetarësh, raporton IndeksOnline.
“Në Kaliqan dhe në Cërrcë, sërish nga afër, dhe sërish me entuziazmin e qytetarëve tanë, të cilët vazhdimisht po kërkojnë ndryshimin që i nevojitet Kosovës më shumë se kurrë,” theksoi Ferati.
Ai shtoi se takimet dhe mbështetja e qytetarëve mbeten motivi kryesor i angazhimit të tij politik.
“Takimet tona dhe mbështetja juaj mbeten motivi i rrugëtimit tonë të përbashkët,” deklaroi kandidati i LDK-së.
