Një aksident tragjik rrugor në Maqedoninë e Veriut ka marrë jetën e katër personave, përfshirë këngëtarin operistik të njohur Riste Velkov, djalin e tij dhe dy të rinj të tjerë.
51-vjeçari Velkov ishte një emër i shquar i skenës operistike në vend. Bashkë me të, në këtë aksident fatal humbi jetën edhe djali i tij, Adami 20 vjeç, i cili ishte student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike.
Po ashtu, viktimë e përplasjes fatale mbetën edhe dy të rinj të tjerë, të moshës 20-vjeçare. Mësohet se në aksident ishte përfshirë një kamion me targa të Kosovës.
