Qëndrim Kryeziu ka reaguar lidhur me procesin e votimit në diasporë, duke ngritur pretendime për parregullsi dhe duke shprehur shqetësim për, sipas tij, mundësinë e manipulimit të votave.
Ai ka deklaruar se kanë filluar të dërgohen zarfe pa barkod, pa banderolë dhe pa numër serik, duke pretenduar se kjo mund të ndikojë në sigurinë e procesit zgjedhor.
“Ju lutem që atë që e keni vendosur me votu, tregoni, sepse kanë filluar me shku zarfet pa barkod, pa banderolë dhe pa numër serik”, ka deklaruar ai.
Kryeziu u ka bërë thirrje qytetarëve në diasporë që të informojnë subjektet politike ose kandidatët që mbështesin për çdo kontribut apo proces që lidhet me votimin.
