Lukas Podolski, kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014, i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist në moshën 40-vjeçare.

Lojtari me origjinë polake, i cili u shpërngul në Gjermani në moshën dyvjeçare, ka përfaqësuar me sukses kombëtaren gjermane.

Pikërisht me Gjermaninë, ai arriti kulmin e karrierës, duke u shpallur kampion bote në Botërorin e Brazilit në vitin 2014.

Gjatë karrierës së tij, Podolski ka luajtur për disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë dy gjigantët, Bayern Mynih dhe Arsenal. Ai ka pasur gjithashtu një periudhë të shkurtër te Interi.

Ndalesa e fundit në karrierën e tij ishte në vendlindjen e tij, Poloni, ku luajti për klubin Gornik Zabrze.