James Rodríguez zbulon: Ancelotti pengoi kalimin te Manchester United, duke i thënë ‘Çfarë Mançesteri? Ka vdekur!’
Futbollisti kolumbian James Rodríguez ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e tij profesionale në një dokumentar të fundit.
Rodríguez rikujtoi momentin pas largimit nga Real Madridi, kur ishte shumë afër një transferimi te gjigandi anglez Manchester United. Megjithatë, ai thekson se këtë lëvizje e pengoi trajneri i njohur Carlo Ancelotti, i cili e dëshironte lojtarin te Bayern Munich. Për ta bindur, Ancelotti i kishte bërë një koment të fortë: “Çfarë Mançesteri? Ka vdekur!”
Në dëshminë e tij, James Rodríguez detajoi bisedën: “Askush nuk e di këtë, por pas Real Madridit, unë do të firmosja me Manchester United. Jorge Mendes më tha: ‘A do të shkosh te Bayern?’ Dhe unë iu përgjigja: ‘Ku do të luaja? Aty janë Ribéry, Robben…’ Ai më tha: ‘Carlo të kërkon ty.’ Carlo më telefonoi dhe unë i thashë: ‘Mendoj se do të shkoja në Manchester.’ Dhe ai u përgjigj: ‘Çfarë Manchesteri? Manchesteri ka vdekur. Duhet të vish këtu me mua.’ Mendoj se ishte një vendim i mirë që shkova te Bayern Munich.”
Këto deklarata janë bërë publike fillimisht nga IndeksOnline.
