Kandidati i PDK-së për deputet, Qendrim Kryeziu, ka reaguar për rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës në Kosovë, duke thënë se 100 euro sot nuk mjaftojnë as për nevojat bazike të një familjeje.

“​A mundesh me shku me 100 euro në një restorant mesatar me një familje katër anëtarëshe? Hajde t’i shohim çmimet”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka theksuar se situata është edhe më e rëndë në markete, duke shtuar se krahasimet nuk po bëhen as me çmimet në Prishtinë, ku sipas tij kostoja është edhe më e lartë.

“Me 100 euro s’po shkojmë në marketet e Prishtinës, por në qytetet tjera, sepse janë më lirë çmimet se në çdo market të Prishtinës. Në Prishtinë s’bën sen me ato 100 euro”, është shprehur ai.

Sipas Kryeziut, rritja e vazhdueshme e çmimeve po e bën gjithnjë e më të vështirë jetën për familjet kosovare.