**Shembet pjesërisht fasada e objektit të OVL UÇK-së në Prishtinë**

Fasada e godinës ku janë vendosur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) në Prishtinë, është shembur pjesërisht.

Menjëherë pas incidentit, njësitet emergjente kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur shirita sigurie rreth zonës.

Aktualisht, perimetri i objektit është rrethuar, ndërsa në trotuar shihen mbetjet e fasadës së shkëputur.

Deri tani, nuk ka raportime për persona të lënduar nga ky incident.