Ndeshja Besa Pejë – KEK-u anulohet për mosardhjen e ekipit kundërshtar
Klubi i futbollit Besa Pejë ka njoftuar se ndeshja e parashikuar ndaj KEK-ut nuk është zhvilluar, pasi skuadra kundërshtare nuk ka udhëtuar për në vendin e zhvillimit të takimit.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi pejan theksoi se futbollistët e Besës ishin të pranishëm në fushë, duke respektuar plotësisht rregullat e kampionatit dhe detyrimet sportive.
“Ndeshja kundër KEK-ut nuk do të zhvillohet, pasi skuadra mysafire nuk ka udhëtuar për në ndeshje. Djemtë tanë ishin në fushë, duke respektuar kampionatin dhe ndeshjen ashtu siç i ka hije”, citohet të ketë thënë klubi në reagimin e tij.
Kjo situatë vjen në një kohë kur Besa Pejë nuk ka më objektiva konkrete garuese në kampionat. Nga ana tjetër, KEK-u tashmë ka humbur statusin e tij në Ligën e Parë dhe ka rënë nga kategoria.
