Haradinaj: Malisheva mbështet Aleancën dhe kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se gjatë qëndrimit të tij në Malishevë, ka marrë mbështetje për partinë që ai drejton dhe për kandidatin e saj për kryeministër, Ardian Gjini.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj theksoi se në Malishevë është takuar me shumë shokë e miq, me të cilët ka bashkëudhëtuar gjatë periudhës së luftës për liri dhe në ditët e para të shtetndërtimit të Kosovës.
“Bashkë do të vazhdojmë angazhimet tona për Kosovën e sigurt dhe të zhvilluar”, shkroi Haradinaj.
Gjatë këtij aktiviteti, u theksua edhe mbështetja për Ardian Gjinin, si pjesë thelbësore e angazhimeve politike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
