Klevisa drejt një romance me Indrin në Ferma VIP? Reagon motra: “Është shqetësuese”
Afërsia mes Indrit dhe Klevisës në Ferma VIP vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara aktualisht, veçanërisht pas largimit të Vanesës nga ferma. Sjelljet e afërta mes dy konkurrentëve kanë ngritur dyshime për një romancë të mundshme, ndërsa debatet janë zhvendosur edhe në studion e “Ferma Club”.
Për herë të parë ka reaguar edhe motra e Klevisës, Sebastiana. Ajo ka sqaruar marrëdhënien mes tyre dhe ka mohuar aludimet për interes nga ana e motrës së saj.
“Klevisa është e re dhe mund të ketë disa mangësi në shprehje. Prandaj, mendoj se ka ndodhur një rrëmujë, një keqkuptim i madh. Flas për situatën me Indrin. Është krijuar thjesht një rrëmujë pa dashje, sepse Klevisa nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë interes për Indrin, ju e siguroj. Është vetëm perceptimi i publikut”, u shpreh ajo.
Në debat ndërhyri edhe Albano, i cili theksoi se diskutimi nuk lidhet vetëm me Klevisën, por me afërsinë e dukshme të Indrit pas largimit të Vanesës.
“Pyetja është: a ka Indri diçka me Klevisën? Këtë po diskutojmë. Të gjithë po themi se sapo u largua Vanesa, Indri iu afrua Klevisës”, tha ai.
Sebastiana pranoi se afërsia ishte vënë re nga të gjithë, por u shpreh e shqetësuar për diferencën në moshë mes tyre.
“Për shkak të diferencës në moshë, shpresoj shumë që Indri të mos ketë interes. Një burrë i moshës së Indrit të ketë një pëlqim për një vajzë 19-vjeçare është shqetësuese. Klevisa aty është plotësisht vetvetja, siç është në shtëpi dhe me shoqërinë. Nuk ka bërë ndonjë lojë të pisët apo të ketë vënë maskë”, deklaroi ajo.
