Asisti rekord i Bruno Fernandesit në rrezik
Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, mund të humbasë një prej asistimeve që e pozicionoi në krye të renditjes historike të asistimeve në një sezon të Premier League.
Sipas analizave të fundit dhe pamjeve të publikuara, goli i shënuar nga Dorgu, i cili u asistua nga Fernandes, pritet të rishqyrtohet si autogol i portierit të Brightonit. Nëse ky ndryshim konfirmohet zyrtarisht nga Premier League, asistimi i Fernandes do të hiqet nga bilanci i tij sezonal, raporton Indeksonline.
Kjo do të thotë se mesfushori portugez nuk do të mbajë më rekordin prej 21 asistimesh në një sezon, por do të zbresë në kuotën e 20 asistimeve. Me këtë shifër, Fernandes do të barazohej me dy legjenda të Premier League, Kevin De Bruyne dhe Thierry Henry, të cilët gjithashtu kanë regjistruar nga 20 asistime në një sezon kampionati.
