Sunderlandi rikthehet në Evropë pas më shumë se 50 vitesh
Sunderlandi ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane për herë të parë që nga viti 1973, falë një fitoreje 2-1 në shtëpi ndaj Chelseat, duke lënë kështu “Blutë” jashtë kompeticioneve evropiane.
Skuadra e sapo promovuar në Premierligë e nisi fuqishëm takimin vendimtar, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Chelseat, e cila nuk arriti të vendoste kontrollin e lojës në pjesën e parë.
Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, kur Trai Hume shfrytëzoi një top të kthyer dhe shënoi me një goditje të shpejtë brenda zonës.
Chelsea tentoi të reagonte përmes Cole Palmer dhe Enzo, por pa sukses gjatë pjesës së parë.
Në fillim të pjesës së dytë, Brian Brobbey u ndalua nga portieri Robert Sánchez, por më pas Sunderland dyfishoi avantazhin në mënyrë fatlume pas një autogoli të Malo Gusto.
Chelsea u rikthye në lojë kur Cole Palmer shënoi, duke i dhënë fund një serie pa gola dhe ngushtuar rezultatin.
Megjithatë, situata u komplikua për londinezët kur Wesley Fofana u përjashtua me karton të kuq pas një faulli ndaj Wilson Isidor.
Sunderlandi e menaxhoi me kujdes pjesën e mbetur të ndeshjes, duke siguruar një fitore historike që i garantoi vendin e 7-të në tabelë dhe kualifikimin në Ligën e Evropës.
Për Chelsean, sezoni përfundoi me zhgënjim të madh, pasi e mbyllën kampionatin në vendin e 10-të dhe pa pjesëmarrje në garat evropiane.
