Triumf për Sunderlandin: Me Granit Xhakën në Europa League, Chelsea jashtë garave të UEFA-s

Skuadra e Sunderlandit ka arritur një fitore thelbësore në javën e fundit të Premier League, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 2:1.

Falë kësaj fitoreje, “Macet e Zeza” kanë siguruar pjesëmarrjen në UEFA Europa League për sezonin e ri. (Indeksonline)

Ndërkohë, “Blutë e Londrës” mbeten jashtë zonës së kualifikimit për garat e UEFA-s, duke e mbyllur sezonin në pozitën e 10-të.

Granit Xhaka, së bashku me shokët e tij të skuadrës, do të garojë në Europa League sezonin e ardhshëm, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm i UEFA-s.