Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka njoftuar mbajtjen e një konference për media sot, ndërkohë që arsyeja e kësaj konference ende nuk është bërë e ditur.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, OVL e UÇK-së bëri të ditur se konferenca do të mbahet në orën 13:00, në zyrat e saj.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ju fton në një konferencë për media, që do të mbahet sot (e diel) në orën 13:00, në zyrat e OVL UÇK-së. Me respekt, OVL UÇK”, thuhet në njoftimin e lëshuar. /IndeksOnline/